9.5 C
Elbasan

Të pajisur me maska, dezinfektantë dhe mësim me turne, nis sot viti i ri shkollor, rreth 480 mijë nxënës ulen në banka, prindërit jashtë oborrit të grumbulluar

Sot nis viti i ri shkollor 2020-2021. Rreth 480 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës, ndonëse në një situatë aspak të zakonshme, për shkak të COVID-19. Mësohet se janë rreth 30 mijë mësues të angazhuar për vitin e ri shkollor dhe mësimi nuk do të nisë në 1760 shkolla të vendit. Aktualisht 94 shkolla nuk do të hapin dyert, pasi janë në fazë rikontruktimi. Nxënësit e këtyre shkollave janë zhvendosur në godina të tjera.

Ndërkohë, të gjithë nxënësit do të ndjekin protokollin e sigurisë të COVID-19 në shkolla. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa. Më konkretisht në 1100 shkolla orët mësimore do të zhvillohen me një turn, 480 shkolla do të jenë më një turn të ndarë në dy nënturne dhe 180 shkolla do të jenë më dy turne të ndarë në katër nënturne. Në banka do lejohet që të ulet vetëm një nxënës, i cili do të jetë i pajisur me maskë dhe dezinfektant.

Sakaq, një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor e rihapjes së klasave, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini rikujtoi rëndësinë e masave anti-COVID. Shahini theksoi dje se nxënësit i pret një normalitet i ri, pasi duhet të mbajnë maska, të respektojnë distacimin e social dhe rregullat e tjera të vendosura nga  ministria.

Por vetëm pak ditë para nisjes së procesit mësimor, 5 mësues të shkollës Jeronim De Rada në kryeqytet janë prekur nga koronavirusi. Këta mësues do të zëvendësohen dhe mësimi do të nis siç ishte planifikuar për ditën e hënë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për fillimin e procesit mësimor nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri i vendit Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një shëndet të mirë dhe plot rezultate në shkollë.

Viti i ri shkollor nis sot dhe në Kosovë ku janë shpërndarë 500 mijë maska për nxënësit e mësuesit. Mbajtja e tyre është e detyrueshme, ashtu si respektimi i distancës e higjiena.

vijon…

J.V/Dosja.al 

Lajme të tjera

VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn, në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e...

I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor avokatin Besart Logu për kryerjen e veprës penale...

Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, reagon Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

Pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve, Posta Shqiptare ka dalë me një...

Arrestimi i ish-drejtorit të IEVP Durrës pas arratisjes së Altin Ndocit, policia njoftim zyrtar: Akuzohet për shpërdorim të detyrës

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e Indrit Cërlojt, ish-drejtorit të IEVP Durrës, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci. Autoritetet kanë njoftuar se...

Aksidenti i rëndë në afërsi të Dibrës! Çifti i bashkëshortëve transportohet me helikopter drejt Tiranës

Pas një aksidenti të rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 4 persona kanë mbetur të plagosur. Raportohet se mes tyre, një çift bashkëshortësh është vendosur të transportohet...

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

Por, nëse ajo mendonte se dhurata mund ta nxiste presidentin drejt dhënies së një mbështetjeje më të qartë, duket se mund të mbetet në...