12.7 C
Elbasan

Të rinjtë me zemër, sëmundjet të shfaqura në periudhën postcovid

Edhe për vitin 2020 sëmundjet e enëve të gjakut janë shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri.

Por ndërkohë mjekët thonë se po vihet re që këto shqetësime shëndetësore nuk janë më vetëm te moshat e mëdha por edhe te të rinjtë.

Problemet te kjo grupmoshë shfaqen kryesisht  që nga lindja, të cilat nëse nuk  evidentohen në fillim me kalimin e viteve agravohen, thotë kardiologu Andri Çabeli.

“Kur flasim për sëmundjet e zemrës në moshat e reja kryesisht ne nënkuptojmë një numër sëmundjesh të cilat ne i etiketojmë të lindura, që do të thotë se ato vijnë në që lindjen e individit. Ato shpesh herë mund të ngelen të padiagnostikuara për shumë vite fjala vjen defektet e mureve të zemrës, vrimat në zemër që quhen ndonjëherë diagnostikohen në mosha shumë madhore, pavarësisht se ato mund të dëmtojnë funksionin e zemrës pa e kuptuar. Simptomalogjia klinike shfaqet ën një moshë goxha të avancuar,” tha Çabeli.

Koronavirusi veç mushkërive, duket se dëmton shumë edhe zemrën, kohët e fundit është  raportuar se problemet kardiovaskulare janë shfaqur për herë të parë te pacientë që sapo kanë  kaluar covidin.

“Kemi pacientë të cilët i ndiqnim prej kohësh për hipertension arterial ët cilët vijnë dhe thonë pas kalimit të sëmundjes kam vlera të larta tensioni, vlera të çekuilibruara. Kjo është gjëja më e thjeshtë, por një pjesë e pacientëve kanë pasur dhe dëmtime të muskulit kardiak si pasojë e Covid,” tha Çabeli.

Sipas INSTAT Në vitin 2020, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2 % të vdekjeve gjithsej.  Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup-sëmundje ka shënuar një rritje prej 23,2 %.

Në grup-sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 33,1 %, “sëmundjet e enëve të trurit” me 26,4 % e ndjekur më pas nga  “sëmundjet ishemike të zemrës”

ora tv

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...