8.2 C
Elbasan

Të tjera pamje nga ngjarja tronditëse në Tiranë/ Gruaja ishte shtatzënë

Një vrasje e dyshifshtë është parandaluar ditën e  djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mes dy personave në bulevardin “Migjeni”, ku pas një sherri fizik mes tyre, 39-vjeçari Taulant Mekollari, ka hipur në makinën e tij dhe ka tentuar të godasë me mjetin e tij G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë.

ngjarja është parandaluar nga një punonjës i “Shqiponjave” që ndodhej rastësisht aty, i cili ishte i veshur civil.

Ai ka ndërhyrë menjëherë duke nxjerrë armën nga brezi dhe neutralizuar 39-vjeçarin, ndërsa më pas arrestimi i tij është bërë nga policët e komisariatit nr.6, të cilët ishin njoftuar për konfliktin. Ka qenë pikërisht polici Shkëlzen Tafa ai që ka ndërhyrë.

39-vjeçari Mekollari dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, te bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi Taulant Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.

39 vjeçari do të përballet me veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’. Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...