12.3 C
Elbasan

Temperaturat në rënie, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb zonat bregdetare paraqiten me kthjellime, ndërsa zonat e ulëta dhe malore do kenë vranësira kalimtare deri në mesditë.

Por pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugore ku kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11°C në verilindje deri në 34°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë në territorin e Kosovës kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat shpeshtohen në mesditë por nuk sjellin reshje.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten me kthjellime në MV. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht vranësirat shtrihen në të gjithë vendin.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore, Gadishulli Skandinav dhe europa Qendrore janë përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi lokale ere e breshëri. Ndërsa me kthjellime vijon  Rajoni i Mesdheut dhe Europa Perëndimore./abcnews.al/

Lajme të tjera

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...

“Vetëm nga një derë mund të kalojmë”/ Ndeshja me Poloninë, Hysaj: Më mungon vetëm Botërori për të kompletuar Kombëtaren

Shqipëria luan finalen e saj të parë me Poloninë për një vend në Botërorin 2026. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh se kjo është...

OKB lëshon paralajmërim të ri për klimën: Niveli i dioksidit të karbonit, më i larti në 2 mln vite

Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar se klima e Tokës është më e çekuilibruar se kurrë më parë, duke rritur rrezikun për pasoja globale serioze. Raporti...

GJOBAT PA NJOFTIM/ Shumë drejtues mjetesh i mësojnë kur ndalohen nga policia

Gjobat e pa njoftuara po shqetësojnë drejtuesit e mjeteve, të cilët shpesh i zbulojnë ato me vonesë. Ekspertët thonë se mungesa e komunikimit nuk...

Aksident në aeroportin e New York-ut, avioni me pasagjerë përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

Dy pilotë humbën jetën dhe dy persona të tjerë u plagosën pas një përplasjeje mes një avioni pasagjerësh dhe një kamioni zjarrfikës në LaGuardia...

Dyfishohet çmimi i pesticideve, ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë në krahasim me një vit më parë

Dyfishimi i çmimeve të pesticideve dhe plehrave kimike po i vendos në vështirësi të mëdha fermerët e ullishtave në Fier Në këtë periudhë të krasitjes...