11.5 C
Elbasan

Tentativë për grevë nga të dënuarit edhe në burgun e Rrogozhinës, drejtuesit i izolojnë

Një grup të dënuarish në burgun e Rrogozhinës kanë tentuar të futen në grevë urie. Burimet thanë për gazetarin Aldo Kozarja se greva është ndaluar nga drejtuesit e burgut.

Të dënuarit kane treguar se prej dy ditësh gardianet dhe drejtuesit e burgut të Rrogozhinës janë duke ushtruar presion tek të burgosurit se nëse do të futen në greve siç ka ndodhur në burgjet e tjera do të futen në izolim.

Megjithatë, një pjese e të dënuarve, numri i të cilëve shkon afërsisht 50 thuhet se kanë nisur grevë. Siç raportohet rreth 5 të dënuar në këtë burg janë futur në izolim pasi u bënë thirrje të dënuarve të tjerë ti bashkoheshin grevës.

Nga ana tjetër në burgun e Kosovës në Lushnje mësohet se nuk ka asnjë tentativë për grevë urie. I kontaktuar  nga Abc News drejtori i këtij burgu pohoi se nuk ka asnjë tentativë për grevë.

Kujtojmë se të dënuarit në burgun e Peqinit prej ditësh vijojë grevën e urisë. Greva e tyre solli edhe shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni.

Bukurosh Malluta u shkarkua nga detyra me vendim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me argumentin e keqmenaxhimit të situatës.

Në grevë urie janë futur edhe rreth 70 të burgosur në burgun e Shënkollit. Ata kanë 5 ditë që kanë refuzuar të ushqehen dhe i janë bashkuar grevës së urisë e cila nisi fillimisht nga burgu i Peqinit, pas aplikimit të regjimit 41 biss. g.v/abcnews

Lajme të tjera

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...