9.1 C
Elbasan

Tenton vetëvrasjen, hidhet nga ballkoni i Infektivit 69-vjeçari me Covid

Hidhet një pacient nga kati i dyti i Spitalit Infektiv.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pak minuta më parë, ndërsa informacionet paraprake thonë se pacienti në fjalë ka ndërruar jetë, edhe pse lajmi nuk është konfirmuar ende zyrartisht.

Ai kishte një javë që ishte shtruar në Infektiv pas infektimit me Covid-19.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më 2 nëntor, një tjetër pacient me Covid, këtë herë te “Shefqet Ndroqi” u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit.

Ndërsa dy javë më herët, po te “Shefqet Ndroqi”, një 29-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëflijuar.

Ky është rasti i katërt i hedhjes nga lartësia të personave të infektuar në spitalet Covid.

Përveç dy të sëmurëve te “Shefqet Ndroqi”, një tjetër u hodh nga banesa e tij në Tiranë.

ora news

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...