Tre të mitur tentuan më 11 janar të grabisnin një bankomat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Mësohet se ata janë kapur në flagrancë ditën e djeshme dhe ndaj tyre ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit janar dhe shkurt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.