6.7 C
Elbasan

Tentuan të kalonin drogë mes kaosit në Kakavijë, arrestohen dy persona

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, pasi ditën e djeshme kanë tentuar të kalojnë lëndë narkotike përmes pikës Kufitare të Kakavijës, duke sgfrytëzuar kaosin.

Mësohet se janë arrestuar  K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tentuan të kalonin drogë mes kaosit në Kakavijë, arrestohen dy persona

schedule09:16 – 17 Gusht, 2020

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, pasi ditën e djeshme kanë tentuar të kalojnë lëndë narkotike përmes pikës Kufitare të Kakavijës, duke sgfrytëzuar kaosin.

Mësohet se janë arrestuar  K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e kryera hetimore rezultoi se lëndën narkotike do ta transportonte për në shtetin Grek shtetasi Dh. K.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Fluksi”.

Sekuestrohen 21 kg cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe një shtetas tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Gjirokastrës zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Fluksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.

-Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e kryera hetimore rezultoi se lëndën narkotike do ta transportonte për në shtetin Grek shtetasi Dh. K.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi J. K., si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K.M. u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, gjithashtu për shtetasin K.M. u referuan materialet dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

/abcnews.al

 

Lajme të tjera

Berisha zbulon orën e protestës së radhës: Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit!

Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e PD, e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën...

Elbasan/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim...

SPAK publikon raportin e vitit 2025, rritet me 3.8% numri i hetimeve të përfunduara

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025. Në raportin vjetor SPAK bën me dije se numri i hetimeve të përfunduara në...

Sërish sirena alarmi në Akrotiri të Qipros, autoritetet thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë

Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët...

Durrës/ Pas një konflikti familjar, 44-vjeçari sulmon policët

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar në Durrës, pasi ka fyer dhe kanosur dy punonjës të Policisë gjatë kohës që ndodhej...

U kap me kokainë gati të ndara në doza, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ra shtetasi M. L., pasi më 7...