Merr fund arratia për babai 49 vjeç dhe djalin e tij 22-vjeçar.

Policia e Tiranës i ka vënë të dy në prangapasi prej 4 prillit ishin shpallur në kërkim, të akuzuar për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale G.B dhe S.B, të cilët goditën me thikë 32-vjeçarin E.K.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ku për motive të dobëta, në bashkëpunim me njeri – tjetrin, atë e bir goditën me thikë 32 vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra nga sulmi i dy të arrestuarve.

PoliciaSpecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.