9.3 C
Elbasan

Tërmeti, Gjonaj prezanton paketën ligjore: Ndërtuesit që kapen me shkelje do futen në listën e zezë

Thuajse një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të kaluar që la pas 51 viktima, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që vendos masa ndëshkimore për përgjegjësit e ndërtimeve jashtë kritereve ligjore. Gjonaj tha se ky ligj ka për qëllim të vërë para përgjegjësitë ata që me veprimet apo mosveprimet e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve. Pjesë e ligjit, do të jetë edhe lista e zezë, siç e quajti ministrja e cila do të rendisë projektuesit e godinave që do të gjenden me probleme nga një grup vrojtuesish.

“Synohet të rregullohen përgjegjësitë e zhvilluesit që do të konsiderohet përgjegjës, në rastin e dorëzimit të kontratës por ne në rast dëmtimi duke marrë parasysh kostot. Është parashikuar që pavarësisht ndërhyrjes së punimeve, të ketë një leje ndërtimi nga IKMT. Synohet të ndryshohet mënyra se si do trajtohen ndërtime pa leje, duke vendosur sanksione kur ndërtimet pa leje janë shtesa kati. Kemi hartuar ndryshimet që kanë për qëllim të caktojnë rolin dhe përgjegjësinë e ndërtuesit. Janë saktësuar përgjegjësitë e projektuesit. Vrojtuesit në rastet kur konstatojnë shkelje duhet të raportojnë.

Në këtë moment pezullohet ndërtimi dhe mund të nisë vetëm pasi të jenë bërë të gjithë kontrollet. Do ketë një regjistër elektronik që do të garantojë bërjen publike të shkeljeve, kontratat që ata kanë lidhur. Profesionisti i licencuar do të kontrollohet. Autoritetet përgjegjëse për inspektimin mund të marrin informacionin e duhur dhe të vendosim masa disiplinore.  Subjektet duhet të marrin masa disiplinore nëse kryejnë shkelje nga gjobë deri në heqjen e licencës. Njëkohësisht është parashikuar përfshirja e një liste të zezë kur ata projektues që nuk zbatojnë rregullat nuk do marrin leje nga pushteti.  Kjo paketë është një mesazh i qartë që ky kuvend ka vullneti për të ndryshuar legjislacionin dhe për të vënë para përgjegjësisë ata që me veprimet apo mosveprimet e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve“, tha Gjonaj./mv abcnews.

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...