11 C
Elbasan

Thaçi: Jap dorëheqjen nëse konfirmohen aktakuzat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha  se do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat nëse ato konfirmohen.

Ai i bëri këto komente në paraqitjen e parë publike që nga e mërkura kur zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, publikoi njoftimin se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Hashim Thaçi: ”Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat.

Të dashur qytetarë, gabime politike mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha mbrapa në kohën e errët të Milosheviçit, prapë do t’i dilja para plumbave. Sot kush thotë që qekam bërë pengesë dhe sabotues i kësaj Gjykate, është i painformuar. Unë do të isha njeriu më i lumtur nëse bashkësia ndërkombëtare do të kishte standarde të njëjta mes Serbisë dhe Kosovës përsa i përket krimeve të luftës. Serbia vijon negociatat me Bashkimin Europian teksa Kosovës nuk i liberalizohen vizat. Unë jam angazhuar fuqimisht për dialog dhe paqe me Serbinë, por nuk mund ta pranoj faktin që për shqiptarët e zhdukur nga lufta, nuk ka asnjë deklaratë nga bashkësia ndërkombëtare.

Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat.

Në këto dy dekada kam pasur privilegjin të kem mbështetjen e secilit prej jush, natyrisht në këto dy dekada kam bërë edhe gabime, e di edhe vetë. Lufta ka përfunduar, Kosova është shteti i lirë dhe sovran. Prandaj në dy dekadat e fundit kam punuar dhe do të punoj për paqe dhe sovranitet. Sot nuk jetoj vetëm për veten time por edhe për luftëtarët që i kemi varrosur, për familjen. Ne nuk shkuam në luftë për të fituar zgjedhje dhe as për të marrë pushtet, nuk kishim asgjë tjetër përveç ëndrrës për liri.

Sot nuk dua të rëndis të arriturat e karrierës sime sepse nuk është një lamtumirë. Kam mbajtur mbi shpinë shumë akuza, as nuk i mohoj se siç ka patur zhvillime në Kosovë ka pasur edhe sfida për qeverinë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë prova për shkeljen e ligjit nga Hashim Thaçi. Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Slobodan Milosheviçit.

/Ora News.tv/

 

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...