Një makinë e parkuar në një garazhd ka shpërthyer mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40 në fshatin Qesarakë, në zonën e Freskut.
Makina tip “Porsche” në pronësi të Saimir Naskit, ka qenë e parkuar në garazhdin e një pallati. Dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasese dhe raportohet vetëm për deme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.