16.6 C
Elbasan

Tirja nuk është dakord me burgun, i kërkon Gjykatës lirimin, ja arsyeja

Tire Alldervishaj, sanitarja e Shefqet Ndroqit, e cila i mori 8 milion lekë një vajze që të përkujdesej për mamnë e saj ka apeluar vendimin e shkallës së parë ditën e premte, duke kërkuar lirinë.

55-vjeçarja ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Apelit nëpërmjet avokates së saj mbrojtëse, ku kërkon masë më të butë sigurie. Ndërkohë, që gjykata nuk ka cakatuar ende datën për zhvillimin e kësaj seance.

Kërkesa për lirimin e 55-vjecares është bërë me argumentin se ajo sa ka kaluar COVID-19, dhe nuk është negativizuar ende, ndërkohë që prej disa javësh në vendin tonë nuk bëhet më testi i dytë për negativizimin, dhe periudha e izolimit në rast infektimi me koronavirus është 10 ditë.

Sanitarja akuzohet për “mashtrim më shumë se një herë”, dhe dyshohet në bashkëpunim, por nga materiali referues që policia i ka dërguar prokurorisë nuk rezultojnë ende të zbardhur emra të tjerë. Fax news ka mësuar se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, nën hetim janë vënë edhe 4 punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në ditët në vijim prokuroria pritet që të marrë në pyetje disa persona, punonjës në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas informacioneve që Fax news ka siguruar nga prokuroria, ka mësuar se mes personave që do merren në pyetje nga do të jenë edhe mjekë e infermier të këtij spitali, i kthyer prej muajsh në spitalin COVID-2. Tire Alldërvishi, u vu në pranga, pasi duke u hequr si infermiere mashtroi një 30- vjeçare, vajza e një pacienteje me Covid-19, që po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ajo arriti ti merrte të resë rreth 8 milionë lekë të vjetra, me pretendimin se do kujdesej për nënën e saj. Burime thanë se vajza e të ndjerës ka bërë denoncimin në polici, disa orë përpara se të transmetoheshin pamjet në një emision investigativ. Përveç pamjeve të emisionit të transmetuar mbremjen e së martës, policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, që konfirmojnë takimin e vajzës me sanitaren.

(E.K/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...

Sot 27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe, momenti që ndryshoi rrjedhën e luftës në Kosovë

Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e...

Moti i keq godet luginën e Vjosës/ Preket sektori i bujqësisë, dëmtohen sipërfaqe të tëra të mbjellash

Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të luginës së...