11.8 C
Elbasan

Tjetër shifër rekord në Shqipëri, në 24 orë regjistrohen 6 viktima dhe 139 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid19
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,
Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.
Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.
Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Të nderuar qytetarë,
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 për të kërkuar ndihmën mjekësore.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes apo për informacione të tjera rreth infeksionit të koronavirusit.
Në fund të këtij komunikimi një thirrje për të gjithë qytetarët: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.
Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga Covid19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm.
Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjenën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)
Testime totale 43764
Raste pozitive 5889
Raste të shëruara 3123
Raste Aktive 2589
Humbje jete 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26

Lajme të tjera

Pse u thirr Tërmet Peçi në SPAK? Zbulohet arsyeja se përse ish-kryebashkiaku i Tepelenës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme

Deputeti socialist Tërmet Peçi u pyet në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë. l...

Harxhoi lekët e bashkëshortit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si ndodhi krimi monstruoz në Greqi. Rrëfehet nusja: Ja pse e vrava

Një ngjarje e tmerrshme tronditi Salaminë më 31 tetor, kur një grua 75-vjeçare u vra nga nusja e saj. Sipas hetimeve, motivi i krimit...

Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

Një grevë tre ditore, e nisur të hënën po paralizon Belgjikën Aksioni i ndërmarrë nga sindikatat e fuqishme vendase është një formë proteste ndaj reformave...

Ngujim si nëpër filma, kush janë dy personat e akuzuar për terrorizëm që i bënë rezistencë policisë për 12 orë

Këta që shihni më lart janë Julian Cumrraku dhe Erzen Uka, dy personat që qëndruan për 12 orë të ngujuar në banesë. Policia ka publikuar...

Atentati në Lushnje/ Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares, zbulohet lëvizjet e autorëve para breshërive ndaj 45-vjeçarit

45 vjeçari Juljan Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e...

12 orë të ngujuar në banesë, reagon policia pas vetëdorëzimit të dy të dyshuarve! I gjenden arsenal armësh, granata dhe flamuri i ISIS

Policia ka publikuar pamje nga aksioni 12 orësh, që u përball me rezistencë të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprimeve terroriste. Blutë kanë...