1.8 C
Elbasan

Tre persona humbin betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe tre persona të tjerë. Kështu, në total numri i viktimave shkon në 107.

Betejën me Covdi-19 e ka humbur një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça. Të tre këta pacientë njoftohet se kanë qenë deri më tani në terapi intensive, të intubuar.

Deklarata e plote :

Bie numri i të infektuarve nga Covid-19 në vend, duke shënuar 55 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive.

Ndërkohë vazhdojnë vdekjet,  ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.

Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në spital – Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Të shëruarit – Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Raste aktive – Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe kudo ku nuk ruhet dot distancimi fizik.

Higjiena dhe zbatimi i protokolleve është detyrim ligjor për çdo biznes, për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga përhapja e Covid19. Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Coronavirusi, duhet të izoloheni, dhe të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (17 Korrik 2020)
Testime totale          34,606
Raste pozitive            3,906
Raste të shëruara     2,214
Raste Aktive               1,585
Humbje jete                  107 (Qarku Tiranë 55, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             737
Durrës            206
Shkodër         187
Vlorë               105
Lezhë             84
Kukës             54
Korçë             49
Elbasan      42
Fier                39
Berat              37
Dibër              24
Gjirokastër   21

Lajme të tjera

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredinë

Kjo duhet të ishte sera më të cilën çifti i fermerëve nga Samatica e Beratit do të krenohej. Por në vend të prodhimit ata...

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se se 2026 është viti i...

Dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, Apeli lë në burg Xhino Agon

Gjykata e Apelit në Tiranë la në ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë...

U ekzekutua sot në burgun grek, viktima i dënuar përjetë. Akuzohej për vrasjen e Elton Çiços dhe dy personave të tjerë

Shqiptari i vrarë sot në burgu e Koridhalos është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri. Ai është Jani Aliaj, i cili...

“Dhuna nuk tolerohet në sportin tonë”/ Presidenti i FIFA-s akuza të rënda ekipit të Senegalit: E papranueshme ajo që ndodhi në fushë

Në një deklaratë të ashpër pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit, Presidenti i...

Eskalon situata në BBVK – Limi shpërthen ndaj Albës: E pamoralshme, mashtruese e me gjitha t’kqijat

Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin. Ai ka shpërthyer në drejtim të saj, duke i nxjerr...