11.8 C
Elbasan

Tritan Kalo: Mos e refuzoni vaksinën dhe zbatoni masat, jemi ende larg fitores

Mjeku i njohur Tritan Kalo u kërkon qytetarëve që të mos e refuzojnë mundësinë e vaksinimit kundër COVID-19. Kalo shprehet se numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve, por kërkon ende kujdes maksimal për zbatimin e masave.

Gjithashtu doktori ka një apel edhe për të rinjtë kur u kujton që mosha e të shtruarve në spitalet COVID varion nga 31-vjeç.

Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1….Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese….

Numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim fitore!!!….

Në ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, distancim fizik kur dhe ku është e mundshme), si dhe mundësinë e të vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet….

T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19….Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush kurrë nuk do të mungojë…Together forever!!” shkruan mjeku i njohur./ db/ Abcnews.al

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...