11 C
Elbasan

Tritol në Fushë Krujë, e shfrytëzuan seksualisht dhe e droguan, 17-vjeçares tentojnë t’i shpërthejnë banesën

Një sasi tritoli është vënë gjatë mesnatës së shkuar pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi për fat të mirë, e zonja e shtëpisë, e ëma e një 17-vjeçareje të shfrytëzuar seksualisht, e ka vënë re dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xhenierë, që kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të këndës olasëse.

Ndërkohë, mësohet se banesa në fjalë, është e një adoleshenteje të shfrytëzuar sekualisht. Për rastin e 17-vjeçares, një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike. Madje ata kanë kanë nxitur për përdorimin e drogës edhe 17-vjeçaren, të cilës sot tentuan t’i shpërthenin banesën dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht.

Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

(f.m/dosja.al)

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...