15.3 C
Elbasan

‘Ty dhe familjarët e tu i pret një fund i tmerrshëm’/ Kërcënoi me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, dënohet me 10 vite burg autori

Muharrem Zilija i arrestuar disa muaj pasi ka kërcënuar me jetë drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili është dënuar me 10 vjet burg. Arrestimi i  autorit është kryer me vendim të gjykatës së Tiranës, pasi akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike.  Ai i kishte dërguar një mesazh kërcënimi Ismailit në telefon në muajin nëntor 2019, ku i shkruante “se atë dhe familjarët i tij i pret një fund i tmerrshëm”.

 “Të kam nisur dy here fjale me njerezit e tu, ti vazhdon me na ra ne qafe, ky eshte paralajmerimi i fundit, nese do te vazhdosh ty dhe famiiljaret i pret nje fund i tmerrshem,po deshe provoje nuk do gezohesh nje minut” thuhet në mesazhin dërguar Ismailit”, thuhej në mesazh.

Zilija, kërcënimin ndaj kreut të Burgjeve e ka bërë nga një numër që fillimisht nuk mund të identifikohej.

Kallëzimi për kërcënim është bërë nga Ismaili dhe përmes mesazheve të dërguara në numrin e tij të telefonit u bë dhe gjetja e autorit.

News Bomb

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...