15.1 C
Elbasan

U fut me forcë në PD, Berisha: Bashën do ta njoftoj me një letër që e kemi shkarkuar

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi policinë e shtetit se mbrëmjen e djeshme ka dhunuar disa prej protestuesve.

“Protesta pati një jehonë të gjerë botërore. Falënderoj të gjitha mediat që e kanë përcjellë me objektivitet. Dënoj disa akte brutale të policisë, narko-policisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët në furgona, veçanërisht narko-banditë të komisariatit nr. 2. Unë jam sot këtu për të paralajmëruar narko-policinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo lëvizjet revolucionare. Mbrëmë deri në orën një të natës në qelitë e komisariateve me urdhër të Ramës janë mbajtur adoleshentë dhe burra të moshuar 84-vjeçar. Falënderoj anëtarët e komisionit të rithemelimit, të cilët kanë ndjekur në cdo orë situatën në komisariatet 1 dhe 2. Me gjithë absurditetin e ndalimit pa asnjë motiv, komisariati nr. 1 nuk i ka keqtrajtuar të ndaluarit, gjë të cilën e ka bërë narko-policë dhe banditë të komisariatit nr. 2. Paralajmërimi i fundit është të mos dhunojnë asnjë të drejtë njerëzore.

Sot komisioni i përkohshëm i drejtimit të PD-së ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit të rithemelimit të PD-së. Gjerë më datë 22 mars të gjitha strukturat e kësaj partie duhet të shndërrohen në struktura të anëtarëve të PD-së të cilët do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre, forumet e tyre. Kjo është një punë intensive. Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme, të anëtarësisë së PD-së në aktin më historik të lirisë sikur ishte referendumi i datës 18. Ky akt ishte shkarkimi. Akt protokollar dhe jo detyrim. Deputetit Basha do i dërgohet një shkresë ku do të njoftohet me shkrim për këtë vendim” tha ai.

Vijon…/

Lajme të tjera

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...