Familjarët e Klement Pepajt tregojnë momentet e fundit me djalin e tyre i cili rezulton i zhdukur së bashku me dy të rinj prej së shtunës në Malësi të Madhe.
Ata i kërkojnë policinë të gjejnë djalin e tij një orë e më parë.
“Nga ora 04:00 e mëngjesit na erdhi policia dhe na pyeti për djalin. Nuk e dija se djali im nuk ishte në shtëpi.
Na e gjeni djalin një orë e më parë.
I bëj thirrje ministrit të Brendshëm të urdhërojë krehjen e zonësm të dimë cfarë ka ndodhur. Nëse ka vdekur të paktën të kemi kufomën.
Babai thotë se sipas bisedave që ka dëgjuar në fshat djali I tij mund të jetë vrarë nga Danieli.