15.3 C
Elbasan

Ulet numri i aksidenteve rrugore me 12,3% në korrik

Numri i aksidenteve rrugore në muajin korrik të këtij viti, shënoi rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT, në muajin korrik 2021 numërohen 114 aksidente rrugore nga 130 aksidente të ndodhura në muajin korrik 2020, duke u ulur me 12,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në muajin korrik 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 13 persona nga 14 persona të vdekur në korrik 2020.

Referuar të dhënave në shtatëmujorin e 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 118 persona nga 88 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT njofton se, në muajin korrik 2021, aksidentet rrugore, në 95,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

atsh

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...