10.2 C
Elbasan

Ulet numri i të prekurve nga koronavirusi, 4 të vdekur. Situatë e rëndë në spitale

Është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, megjithatë situata duket se është përkeqësuar në spitale.

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 796 teste, nga të cilët 84 kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe.

Një ditë më parë, ISHP kishte kryer 804 teste duke zbuluar 112 raste të reja.

Gjithashtu, raportohet për 4 pacientë të vdekur. Ata janë një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar.

Mësohet se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

STATISTIKA

COVID-19 – Statistika (29 Gusht 2020)
Testime totale 61214
Raste pozitive 9279
Raste të shëruara 5020
Raste Aktive 3984
Humbje jete 275 (Qarku Tiranë 130, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 14, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2065
Durrës 525
Shkodër 284
Fier 142
Lezhë 191
Korçë 175
Vlorë 131
Kukës 136
Elbasan 162
Berat 80
Gjirokastër 41
Dibër 52 .

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...