9.1 C
Elbasan

Ulsi Manja njofton vetting për noterët: Largohen të dënuarit dhe ata me kontakte të papërshtatshme

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar vetting në sistemin e noterisë. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Manja tha se ky proces do të kryhet nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Manjës, ku projektligj ka si synim forcimin e integritetit të noterëve por edhe rritjen e besueshmërisë së tyre te publiku. Ministri theksoi gjithashtu se kjo është një nga nismat më të rëndësishme dhe se ka për qëllim të largojë nga sistemi të dënuarit dhe ata me kontakte të papërshtatshme.

“Sapo kaluam projektligjin për disa shtesa në ligjin për noterinë. Është një nga nismat më të rëndësishme për noterin dhe lidhet me besueshmërinë tek publiku. Përcaktohen kritere të reja për futjen në këtë lloj profesioni dhe përjashtimin e atyre që kanë kontakte me persona të papërshtatshëm apo të dënuar.

Këtyre kritereve të reja do tu nënshtrohen edhe ata që janë aktualisht në profesion. Ligji për noterinë përcakton dhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi, është Ministria e Drejtësisë që e bën filtrin e këtij shërbimi

Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kriteret të reja por është një proces vettingu për noterët e sistemit që janë sot, që kanë të bëjnë me lidhje me krimin, apo që janë pjesë e  listës së personave të shpallur në kuadrin e pastrimit të parave.

Ligji për noterinë ka përcaktuar edhe mekanizmat, është ministria e drejtësisë, që përmes  inspektimeve do të bëjë filtrin e këtij sistemi. Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë,” deklaroi Manja. g.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...