10.9 C
Elbasan

“Unë jam Monika Kryemadhi”, gjobitet kryetarja e LSI në Durrës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim ditën e sotme me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.

Gjatë diskutimeve janë grumbulluar qytetarët duke diskutuar problematikat, ndërsa sakaq ka mbërritur edhe policia.

Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen e turmës, teksa kanë kërcënuar Kryemadhin për vendosje gjobe si pasojë e mosmbajtjes së maskës në ambiente publike. Transparente është treguar kryetarja e LSI, e cila me tone të larta ka terguar të dhënat e saj.

Vendose gjobën. Unë jam Monika Kryemadhi, vajza e Ramazan Kryemadhit. Lindur më 9 prill 1974”, dëgjohet kryetarja e LSI.

Kryemadhi shkroi në fletën e gjobës “Më 25 prill do t’i çjerrim maskën Edi Ramës! Shqipëria e shqiptarëve!

Ajo ka firmosur gjobën e caktuar nga Policia, ndërkohë që ndaj saj është marrë e njëjta masë administrative edhe ditën e djeshme në një takim me banorët e Kombinatit.

ora tv

Lajme të tjera

Video/ Besimtarët mysliman në Elbasan festojnë Fiter Bajramin

Edhe këtë vit qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur në sheshin Gensher në Elbasan për të kryer faljen për Fiter Bajramin.

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen...

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...