12.4 C
Elbasan

Urimi i ministres Kushi për 1 Qershorin: Të punojmë më shumë që fëmijëve tanë të mos u mungojë buzëqeshja

Në ditën ndërkombëtare të tyre, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi mjaft të veçantë.

“Ata meritojnë të gjitha kushtet për të jetuar një fëmijëri të bukur. E ç’kuptim do të kishte puna dhe mundimi ynë nëse në fytyrën e tyre do të mungonte buzëqeshja?!” shprehet ministrja.

Më tej ajo shton se çdo ditë për ta duhet të jetë ‘1 Qershor’, duhet të jetë festë.

“Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të lumtur, që t’i edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistët e aftë dhe qytetarët e denjë të së nesërmes,”, thotë ajo

Nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, nxënës të disa shkollave 9 vjeçare dhe të mesme kanë dhënë mesazhe nga më të ndryshmet dhe kanë shprehur dëshirat e tyre me rastin e kësaj feste.

Në këtë video-mesazh tërheqin vëmendje mesazhet e Emanuelës nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë’, dhe Anit, nxënësit të talentuar pianist nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë’.

Emanuela me gjuhën e shenjave përcjell emocion të heshtur dashurie duke thënë “Ne jemi si ju!”, ndërsa Ani me pjesën e tij të luajtur bukur në piano, shoqëron të gjithë video-mesazhin e urimit për 1 Qershorin.

“Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet!”, shprehet pianisti i talentuar.

Ndërsa Juarti, bën një thirrje dhe lutje të fortë: “Të gjithë të përqafojnë nxënësit me aftësi ndryshe dhe me aftësi të kufizuara!”. Ai shton se “që të gjithë duhet të bëjnë durim dhe t’i mbështesin këta fëmijë dhe nxënës”.

Fëmijë nga shkolla dhe klasa të ndryshme shprehin mesazhe kundër dhunës dhe për lumturinë fëmijëve, mesazh dashurie dhe mbështetjeje për fëmijët që rriten pa prindër, për fëmijët e sëmurë me talasemi dhe leuçemi.

Gjithashtu ata shprehen kundër bulizmit, ftojnë fëmijët ta duan librin e leximin, ndërsa për fëmijët që jetojnë jashtë Shqipërisë u bëjnë thirrje që të mos e harrojnë gjuhën shqipe.

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...