12.6 C
Elbasan

Ushtria amerikane zbret në Durrës me arsenalin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore

Në portin e Durrësit kanë zbritur një numër të madh mjetesh dhe teknologjie ushtarake amerikane në kuadër të stërvitjes së NATO-s.

Sipas zyrtarëve ky është përqendrimi më i madh ushtarak nuk ishte parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Konkretisht janë rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës gjatë ditëve të fundit.

Këto mjete dhe pajisje do të përdorën për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”.

Ka qenë media e njohur ndërkombëtare AP ajo që ka publikuar foto nga zbarkimi i këtyre mjeteve në portin e Durrësit.

“Shqipëria është një partner i vlerësuar. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u stërvitur së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë e operacionit dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” – shprehet Tammy Muckenfuss, i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën.

“Defender-Europe 21” këtë vit përfshin rreth 28 000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 shtete nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkani.

Shqipëria si një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon./ AP

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...