15.8 C
Elbasan

Vaksina për të gjithë! Në datat 19-25 korrik, çdo qytetar mund të marrë dozën anti-Covid

Përgjatë javës së ardhshme, procesi i vaksinimit do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se nisma ka për qëllim për të zgjeruar sa më shumë mbulesën vaksinale. Situata Covid paraqitet e qëndrueshme, me një rritje mjaft të lehtë të rasteve të infektimeve, ndaj ekspertët kërkojnë që qytetarët të tregohen vigjilentë.

Prej të hënës së ardhshme e deri në  25 korrik, çdo qytetar në vend do të ketë mundësi që të marrë një nga dozat e vaksinës anti-Covid.

Ministria e Shëndetësisë ka lënë këtë hapësirë kohore për t’i dhënë mundësi sa më shumë personave që të imunizohen.

Minsitrja Ogerta Manastirliu nga stadiumi “Air Albania”  thotë se këto ditë ndihmojnë për të zgjeruar mbulesën vaksinale.

“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik. Do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, në të gjitha qendrat shëndetësore, në pikat e vaksinimit masiv, duke shkuar edhe derë më derë.

Do të jemi në komunitet për të realizuar këtë vaksinim të popullatës +18 vjeç në këtë javë të vaksinimit. Aktualisht në Shqipëri janë më shumë se 1 milion e 500 mijë doza vaksine të mbërritura. Ndërkohë që të hënën ne presim dhe rreth 32 mijë doza të vaksinës Pfizer, për të vijuar me planin e vaksinimit dhe për ta zgjeruar akoma më tej”, tha Manastirliu.

Drejtorja e ISHP, Albana Fico, duke bërë një analizë të shifrave aktuale të të infektuarve thotë s ka pasur një rritje të lehtë të rasteve të reja, ndaj këshillon qytetarët të tregohen të kujdesshëm.

“Prej tashmë 2-3 javësh ne kemi folur për sinjale të pazakonta. Kemi marrë mostra, i kemi në Laboratorin e Referencës dhe vijojmë me monitorimin. E rëndësishme është të kuptojmë që pavarësisht shtrimeve spitalore shumë sporadike dhe fatmirësisht humbjeve të munguara të jetës, ne shikojmë që ka rritje të vogla të infeksioneve. Ndaj nuk duhet të harrohen masat dhe apeli ynë dhe apeli ndërkombëtar është vaksinim, vaksinim, vaksinim”, tha prof. Albana Fico.

Ndërkohë që pritet që në vendin tonë të vijën vaksina të tjera anti-Covid, ditë të hapura do të ketë edhe gjatë muajit gusht në mënyrë që të jemi përgatitur për sezonin e vjeshtës.

ora

Lajme të tjera

Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot nis sistemi elektronik

Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik. Lajmi...

Tronditet Barça, Lewandowski pëson frakturë në fytyrë, humbet sfidën me Atletico Madrid

Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do...

EMRI/ Po punonte tokat me frezë, mjeti bujqësor i kalon sipër, ndërron jetën fermeri në Fier

Një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Mësohet se i riu kishte dalë për të punuar...

VIDEO/ Irani ‘fryn muskujt’, publikon flotën e tij të dronëve në tunel nëntokësor

Irani ka publikuar një video propagandistike ku shfaq kapacitetet e tij ushtarake, mes tensioneve të shtuara pas sulmeve të përsëritura ndaj Izraelit dhe disa...

Përfshihet nga flakët apartamenti në një pallat në Elbasan

Foto ilustruese Një  zjarr ka perfshire një apartament në një pallat te vjetër në lagjen 5 Maji në Elbasan duke shkaktuar panik tek banorët Në vendngjarje...

E rëndë në Korçë! 17-vjeçarja konsumon dozën e lartë të ilaçeve, përfundon në spital

Një 17 vjeçare sapo është çuar në urgjencën e spitalit të Korçës pasi dyshohet se ka pirë një dozë të lartë ilaçesh. Ngjarja është rregjistruar...