Vijon procesi i vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve në universitetin e Tiranës.

Ky proces është ndjekur nga afër nga kryeministri Rama dhe ministra Manastirliu e cila tha se vaksinat ruse të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Shqipërinë do t’i marrin personat +80 vjeç.

 

“Me dozat që erdhën dje do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve +80, duke ndjekur planin e vaksinimit. Në tërësi bashkë me dozat e ardhura dje, kemi 90 mijë doza vaksine në total. Ndërkohë që presim që të na vijnë doza të tjera nga Pfizer në ditët e para të prillit” tha Manastirliu.

Në datën 22 mars në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse anti covid.