6.7 C
Elbasan

Vaksinat, të hënën nis furnizimi nga Pfizer, Rama: Shpresojmë të mos marrim një njoftim tjetër

Kryeministri Edi Rama deklaron se të hënën Pfizer do të nisë furnizimin me vaksinë nga kompania Pfizer.

“Kemi marrë konfirmimin që do të nisë furnizimi nga Pfizer të hënën. Shpresojmë të mos marrim një njoftim tjetër por mesaduket është konfirmim. Do të nisim me sasi më të vogël se e premtuara por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejt” u shpreh Rama në një takim me qytetarët në Korçë.

Rama tha se me Pfizer është arritur të firmoset një kontratë e drejtëpërdrejtë për 500 mijë doza të rinovueshme.

Më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm pa dëshirën dhe jo për fajin tonë, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që u lanë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave nga BE dhe arritëm të kemi një kontratë me Pfizer të drejtëpërdrejtë në rrugë bilateral pa pritur që të vijnë vaksinat nga platforma e Covax për të cilën kemi parapaguar qysh vitin e kaluar mbi 4 milionë dollar e nuk dihet kur do të nisë, edhe pse thonë se do të nisë në shkurt.

Ndërsa shtoi “jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë, dhe në momentin që nis furnizimi do e shtrijmë shumë shpejt”

Ora tv

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...