6.5 C
Elbasan

Vaksinimi anti-Covid në Shqipëri/ Mjeku ngre alarmin: Edhe nëse supozojmë se stoqet vaksinale vijnë nesër, ato do të skadojnë të gjitha sepse…

Mjeku Artan Koni, përmes një statusi në facebook ka folur mbi problematikën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid në momentin që ato mund të mbërrijnë në Shqipëri.

Mjeku për të shprehur sa më qartë vështirësitë e vaksinimit të popullatës, tregon se megjithëse  vaksina e gripit duhet të mbahet në temperaturë nga 2 deri në 8 gradë celcius, 25% e tyre firon si pasojë e problemeve të magazinimit dhe të transportit.

Në rastin e vaksinës anti-Covid temperatura e magazinimit duhet të jetë -70 gradë, çka e bën tepër të vështirë shpërndarjen e saj pa një rrjet ftohës të modernizuar, duke rrezikuar skadimin e vaksinave.

Statusi i plotë: Vaksina e gripit ruhet ne temperatura 2-8 grade…e megjithate, cdo vit firon rreth 25% e ketyre vaksinave ne rang boteror, si pasoje e problemeve te magazinimit apo transportimit neper pikat e vaksinimit.

Vaksina anti-COVID ruhet ne temperatura -70 grade. Nese supozojme se neser vijne keto vaksina ne Shqiperi, ato do skadojne te gjitha. Sepse per te ruajtur kete vaksine, na duhet zinxhiri i ftohjes…zinxhir te cilin nuk e kemi. Perpara se te zevendesojme pemen e vitit te ri qe u dogj gjate protestave, na duhet te ngrejme nje zinxhir ftohes per temperatura shume te ulta. Ministria e shendetesise duhet te na tregoje cilet jane hapat konkrete qe po merren ne kete drejtim.

Nese vaksina e gripit ka 25% firo, sa firo do kete vaksina e COVID ?!!

Nuk e kemi lluksin te humbasim as edhe nje vaksine COVID !!

Fax web

Lajme të tjera

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...

Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe...

Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të...