13.5 C
Elbasan

Vaksinimi nis në janar, Rama tregon shtresat që do marrin të parët vaksinën anti Covid

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët u shpreh se vaksinimi i shqiptarëve për Covid 19  pritet të nisë brenda janarit. Rama tha se vaksinimi do të bëhet siç bëhet në shtetet e tjera duke renditur shtresat që do e marrin të parat vaksinën.

“Jemi në përpjeke intensive për vaksinën. Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojmë ose të kalojë ky ngërç që ka kapur të gjitha shtetet. Do e fillojmë vaksinimin brenda janarit dhe unë kam tendencë të besoj që në mes te janarit ne do të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin duke bërë të njëjtën gjë që bëjnë të gjithë.

“Do e nisim me infermierët mjekët dhe pastaj duke u shtrirë në shtresat e tjera vulnerabël mësuesit, policët, dhe sigurisht ata që janë më të moshuarit.” tha Rama

Ai tha se shteti shqiptar është në diskutime dhe me kompanitë e vaksinave të tjera Astra Zeneca dhe me Moderna

“Jemi në diskutime edhe me Astra Zeneca dhe me Moderna dhe besoj që shumë shpejt do të finalizojmë dhe marrëveshjen me Phozerin sigurisht me kapacitet që janë në shtete te ndryshme.”

Rama tha se situata e përgjithshme e shteteve të BE është  në një ngërç përsa i përket ofertë kërkesës për vaksinën. Për të treguar vështirësinë që po kalojnë të gjitha shtetet Rama bëri krahasimin me Italinë duke thënë se ka marrë vetëm 9 mijë 700 doza të vaksinës

Ora news

Lajme të tjera

Pasagjerët e bllokuar në Dubai paguajnë deri në 200 mijë euro për fluturime private

Një pjesë e pasagjerëve të bllokuar në Dubai paguan deri në 200 mijë euro për fluturime private. Dhjetëra mijëra pasagjerë janë bllokuar për shkak...

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...