9.3 C
Elbasan

Varfëria po detyron prindërit të japin fëmijët për birësim

Organizata Botërore e Pavaruar në mbrojtje të drejtave të fëmijëve “Save the Children” ka dhënë alarmin mbi përkeqësimin e kushteve të fëmijëve shqiptarë që rriten në familje të varfëra me një rrezik të lartë birësimi të largimit të tyre nga familja e origjinës.

Në Shqipëri mjaft fëmijë rriten në familje shumë të varfëra dhe pamundësia ekonomike rrit mjaft rrezikun e dhënies së tyre për birësim. Varfëria, papunësia, dhuna në familje, emigrimi, gjendja shëndetësore shtyn mjaft familje shqiptare të kërkojnë asistencë strehimi për fëmijët e tyre.

Një zgjedhje e vështirë, por e vetmja mundësi për t’i dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme.

Sipas Observatorit të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri janë 69 152 familje me fëmijë nga 0 në 15 vjeç që kërkojnë ndihma ekonomike për rritjen e  tyre. Aftësia sociale e shtetit për të parandaluar ndarjen e fëmijëve nga familja është zero.

Sipas “Save the Children”, në Shqipëri sistemi i mbrojtjes sociale nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha zonat në Shqipëri . Në zonat rurale asistenca sociale për familjet në vështirësi, mes të cilëve dhe nga komuniteti rom, është e paekzistueshme.

Sipas organizatës në mbrojtje të fëmijëve, qeveria shqiptare ka aprovuar modelin NARU (Bashkësia e vlerësimit e referimit të nevojave) për praninë e një asistenti social në çdo 6 mijë deri në 10 mijë banorë, por deri më tani kuadri financiar për këtë model të nevojshëm  nuk është i përcaktuar e as miratuar.

“Save the Children” apelon se emergjenca e pandemisë së koronavirusit ka përkeqësuar kushtet social-ekonomike të familjeve shqiptare në vështirësi. Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit janë 10 mijë fëmijë shqiptarë të përjashtuar nga sistemi shkollor për shkak të pandemisë Covid 19.

Bllokimi i aktivitetit të punës ka çuar në rritjen e nivelit të varfërisë në mjaft familje shqiptare që jetojnë me punë ditore baraz me 2 dollarë në ditë.

Për këtë situatë të vështirë që po kalojnë fëmiëjët shqiptarë të familjeve të varfëra,” Save the Children” ka aktivizuar një program special ndihme me kohëzgjatje deri më 2021 e që mbulon zonat Mat, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë e Sarandë.

Është një ndihmë e asistencë sociale e ekonomike për fëmijët nga 0 në 14 vjeç.

Për t’i bërë ballë emergjencës së shkaktuar nga Covid 19, “Save the Children” ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjeno-sanitare për familjet në nevojë e ndihma konkrete për të mundësuar frekuentimin në distancë me video të orëve mësimore. Gjithashtu kjo organizatë ka kontribuar në formimet online mbi rrezikun e pandemisë e rëndësinë e mbrojtjes së minorenëve gjatë karantinës.

Ora news

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...