9 C
Elbasan

Vendos Bordi: Nafta do shitet 237 lekë/litri deri me 31 mars. Benzina ulet me 7 lekë, gazi rritet me 5 lekë

Bordi i transparencës ka reaguar sërisht këtë të martë për të vendosur çmimet e reja të karburantit dhe të gazit.

Sipas të dhënave të fundit vetëm gazi që përdoret për lëvizje të automjeteve dhe për gatim ka pësuar sërisht rritje.

Deri në datën 31 mars në pikat me pakicë do të tregtohet me 116 lekë litri nga 110 që ishte deri një ditë më parë.

Ndërkaq ky produkt një vit më parë tregtohej me vetëm 48 lekë për përdorim familjar.

Për shkak dhe të reagimit të bursave ndërkombëtare benzina dhe nafta pësojnë një ulje të lehtë dhe konkretisht do të mund të blihen me 211 lekë/litri dhe 237 lekë/litri për naftën.

Në deklaratën për mediat është bërë sërish e ditur se të gjithë pikat e shitjes që nuk do të zbatojnë vendimin do të penalizohen deri në konfiskimin e biznesit.

Pavarësisht se u deklarua që bordi i transparencës do të sillte reagim në uljen e çmimit të këtyre produkteve efektet duken ende të largëta.

Nga sot dhe deri më 31 mars

-Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022,  të  jetë 237  lekë/litri.

 -Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën  29 mars- 31 mars 2022,  të  jetë 211  lekë/litri.

 -Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022,  të jetë  116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...