Temperaturat relativisht të larta për kohën dhe kthjellimet do të vijojnë të jenë prezente edhe javën e parë të nëntorit.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, java në vijim do të shoqërohet nga një mot i kthjellët i alternuar me vranësira kalimtare.

Ditën e enjte kryesisht në zonat veriore, do të ketë prani më të dendur të vranësirave, teksa në zonat qendrore dhe jugore do të ketë edhe reshje shiu lokale me intensitet të ulët.

Sakaq moti do të vijojë i kthjellët edhe në fundjavë.