13.4 C
Elbasan

Vijojnë kontrollet në akset rrugore/ 2413 masa administrative, arrestohen në flagrancë 11 shoferë

Policia Rrugore në të gjithë vendin, nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga Policia Rrugore e Tiranës janë evidentuar dhe proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, shtetasit H. M., 27 vjeç dhe A. H., 19 vjeç, për përvetësim të simboleve të Policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Po si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 87 km/orë në qendrat e banuara deri në 198 km/orë në rrugën interurbane Fier-Vlorë, ku shtetasi G. Ç., 30 vjeç, nga Vlora, i cili qarkullonte me një automjet luksoz është konstatuar nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 45 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu  janë ndëshkuar me masë administrative 2413 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore, nisur dhe nga fakti se në fundjavë ka rritje të fluksit të automjeteve në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e  alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. /j.p/r.e/

Lajme të tjera

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...

“Vetëm nga një derë mund të kalojmë”/ Ndeshja me Poloninë, Hysaj: Më mungon vetëm Botërori për të kompletuar Kombëtaren

Shqipëria luan finalen e saj të parë me Poloninë për një vend në Botërorin 2026. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh se kjo është...