10.4 C
Elbasan

“Virusi del natën?” Ogerta Manastirliu sqaron përse u vendos ora 22:00 si mbyllje për vendin tonë!

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e Covid-19.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dije se se Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Ky kufizim shkaktoi debate të shumta tek qytetarët, të cilët nuk e justifikonin dot faktin se nuk mund të lëvizin pas orës 22:00, duke pyetur ironikisht: “Virusi del në darkë?”

Teksa ishte e ftuar në “Opinion”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur orën 22:00 për t’u mbyllur pasi gjatë dhe pas kësaj ore ka një grumbullim të të rinjve nëpër bare dhe restorante.

 

“Komiteti teknik ka bërë vlerësim shumë të imtësishëm të disa parametrave që karakterizojnë situatën epidemike. Prej ditës së mërkurë do të vendosen masat e kufizimit prej orës 22:00 të darkës deri në 6 të mëngjesit. Kjo do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Baret, lokalet restorantet, do të kufizohet aktiviteti i tyre nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit, do të lejohet vetëm shërbimi delivery. Është vendosur ora 22:00 si një orë që praktikisht kishte të bënte me lëvizshmërinë dhe popullimin në bare dhe restorante. Klubet, baret, restorantet dhe grumbullimet janë vlerësuar si zona ku kishte një rrisk më të madh të përhapjes së virusit,”– tha Manastirliu.

 

Më tej, ministrja tha në ‘Opinion’ se pas kësaj ore nuk mund të lëvizësh për qejf apo qetësim, vetëm nëse ka urgjenca shëndetësore apo arsye pune.

icon style

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...