15.8 C
Elbasan

Viti i ri arsimor: Në 479 shkolla mësimi me 2 turne, në 183 mësimi me 3 turne

Duke e cilësuar si vitin më të vështirë shkollor, kryeministri Edi Rama bëri publik udhëzimin e Ministrisë së Arsimit se si do funksionojë procesi mësimor këtë vit. Do ketë mësime deri në tre turne, dhe në klasa do futen jo  më shumë se 20 nxënës.

Në 472 shkolla mësimi do të jetë me 2 turne, 1097 shkolla do jenë me 1 turn, kurse 183 shkolla me 3 nën turne.

Edi Rama: “Shkollat do të funksionojnë me një, dy dhe tre trune. Për shkollat me numër të madh nxënësish, patjetër që mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30-minutëshe mësimi. Në klasa, në mënyrë absolute duhen respektuar rregullat dhe nuk duhet të ketë në asnjë rast më shumë se 20 nxënës”

Kryeministri tha se për kategori të veçanta do ketë edhe mësim online, por vlerësimin përfundimtar për njohuritë do ta marrim vetëm për mësimin në klasë.

“Për shkollat që zhvillojnë mësim të kombinuar, klasat do të zhvillohen javën e parë në mjediset e shkollës, javën e dytë online. Nxënësit, sipas këtij skenari do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë”, shprehet kryeministri Rama.

Apeli shkon për drejtuesit e shkollave për zbatimin e masave kundër koronavirusit duke filluar nga data 14 shtator kur nis edhe viti i ri shkollor.

ora news

Lajme të tjera

Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot nis sistemi elektronik

Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik. Lajmi...

Tronditet Barça, Lewandowski pëson frakturë në fytyrë, humbet sfidën me Atletico Madrid

Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do...

EMRI/ Po punonte tokat me frezë, mjeti bujqësor i kalon sipër, ndërron jetën fermeri në Fier

Një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Mësohet se i riu kishte dalë për të punuar...

VIDEO/ Irani ‘fryn muskujt’, publikon flotën e tij të dronëve në tunel nëntokësor

Irani ka publikuar një video propagandistike ku shfaq kapacitetet e tij ushtarake, mes tensioneve të shtuara pas sulmeve të përsëritura ndaj Izraelit dhe disa...

Përfshihet nga flakët apartamenti në një pallat në Elbasan

Foto ilustruese Një  zjarr ka perfshire një apartament në një pallat te vjetër në lagjen 5 Maji në Elbasan duke shkaktuar panik tek banorët Në vendngjarje...

E rëndë në Korçë! 17-vjeçarja konsumon dozën e lartë të ilaçeve, përfundon në spital

Një 17 vjeçare sapo është çuar në urgjencën e spitalit të Korçës pasi dyshohet se ka pirë një dozë të lartë ilaçesh. Ngjarja është rregjistruar...