12.7 C
Elbasan

Viti i ri shkollor: Prindërit pro mësimit në klasa, “online” një mënyrë e dështuar

Gati një muaj nga nisja e vitit të ri shkollor duket se ende nuk është e qartë se si do të zhvillohet mësimi.

Ndërkohë nxënësve, prindërve dhe mësuesve u është dërguar një formular për të zgjedhur një alternativë të mësimdhënies, ndërkohë për ‘Ora News’ prindër dhe nxënës deklarojnë se janë pro mësimit në klasa.

Shkolla pritet të nisë përsëri në shtator, por situata pandemike e bënë të paqartë mënyrën se si do të zhvillohet procesi.

Mësuesve, prindërve dhe nxënësve u është vënë në dispozicion një pyetësor ku u kërkohet të zgjedhin një nga alternativat e zhvillimi të mësimit.

Në 4 alternativat e paraqitura përfshihet edhe zhvillimi i mësimit në kushte normale por duke zbatuar masat e higjenës dhe mbajtjes së maskës.

Gjithashtu kjo kategori mund të zgjedhë edhe variantin e klasave me grupe të vogla për të siguruar distancimin fizik.

Dy alternativat e tjera përfshijën mësimin online dhe mësimin e koordinuar mes mësimit në distancë dhe atij në klasa.

Pjesa më e madhe e qytetarëve të pyetur nga ‘Ora News’ thonë se janë pro zhvillimit  të mësimit në klasa por duke respektuar masat anti covid.

”Edhe fëmijët mërziten, më mirë të shkojnë. Ka 40 nxënës, 20 në mëngjes, 20 mbasdite. Duhet të shkojnë në klasa. Të merren masa.”

Lidhur me alternativën online, rezultatet e vitit që lamë pas bënë që këto kategori të mos e zgjedhin, duke thënë se mësimi në distancë nuk ishte efektiv.

”Në klasa se nuk më pëlqen mësimi online, nuk është efektiv. E mira është të kthehen në shkollë, por varet. Nga e keqja, detyrohen të bëjnë mësim online.”

Kjo situatë shihet me problem edhe nga specialitet e arsimit të cilët thonë se ministria është shumë vonë me përgatitjet.

Lajme të tjera

2 javë i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha...

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...