10 C
Elbasan

Votim me postë për emigrantët, Rama: Pilotimi nis me Tiranën, përjashtohet votimi në ambasada e konsullata

Emigrantët do të votojnë përmes postës. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama gjatë një takimi me Këshillin Koordinues të Diasporës përsa i përket votës së emigrantëve.

Ai deklaroi se do të përjashtohet mundësia e votimit në ambasada apo konsuj.

Ndaj mundësia më e mirë e votimit është ajo me postë duke e parë si një projekt më të realizueshëm.

Gjithashtu ai shprehet se po punojnë për një projekt elektronik të regjistrimit të votuesve që në Tiranë mund të hyjë si projekt pilot

Rama: Ne kemi përjashtuar mundësinë e votimit në ambasada dhe konsullata. Është i vështirë nga pikëpamja e lëvizshmërisë. Do të ishte shumë e komplikuar të vinte në Shqipëri. Kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë. Opozita në parlament e ka këtë kërkesë shumë insistuese. Po punojmë për një opsion të regjistrimit të votuesve. Jemi ende herët sot që të themi me siguri që kjo do realizohet. Ne do hyjmë në këtë proces në Tiranë me një projekt pilot. 

Për votimin e emigrantëve, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se KQZ do të jetë në krye të këtij procesi.

Gjiknuri: Vota e emigrantëve duhet të diskutohet me shumë kujdes. Nisur nga legjislacioni në fuqi që vota e emigrantëve do të kryhet përmes një regjistri paraprak ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre. Vendosëm që në Kodin Zgjedhor procedurat e detajuara të votimit me postë ose elektronike. Dy mënyra menduam për emigrantët. Votimi elektronik mund të kërkojë më shumë kohë. Këto ja deleguam KQZ-së. Për këtë arsye në Kod sanksionuam që është KQZ ajo që drejton procesin dhe përgatit aktin nënligjor për përkufizimin e kësaj të drejte. Çdo emigrant që është i regjistruar në regjistër automatikisht do të rigjenerohet në listën e zgjedhësve.

Ora News

 

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...