16.5 C
Elbasan

Vranësira dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për sot

Dita e enjte do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime, por duke ju afruar mesditës do ketë zhvillim të vranësirave konvektive në zonat jugore dhe gjysmën Lindore duke sjellë shira afatshkurtër në këto zona ndërsa veriperëndimi mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri në mbrëmje kur moti përmirësohet përkohësisht.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim i ulët.

Rajoni dhe Europa
Europa Perëndimore dhe ajo Veriore vijojnë në ndikimin e qendrave ciklonare, KU vranësirat e dendura dhe rrebeshet e shiut shoqëruar me stuhi ere do jenë mbizotëruese. Po ashtu Lindja e Europës dhe Brigjet e Egjeut mbeten me shtrëngata shiu. Ndërsa me kthjellime vijojnë vendet e Europës Qendrore dhe Rajoni i Mesdheut.

meteoalb

Lajme të tjera

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...