Territori shqiptar do të karakterizohet ditën e sotme nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, pa reshje shiu.

Sipas meteoalb, temperaturat do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke kaluar vlerat ditore 4 deri në 23 gradë celcius.

Era pritet të fryjë lehtë në tokë dhe mesatarisht në det me një shpejtësi prej 28km/orë.