17.1 C
Elbasan

Vrasja në Elbasan, ndërkombëtarët kërkojnë vetëpërmbajtje, liderat politikë akuza njëri-tjetrit

Vrasja në Elbasan ka vënë në alarm Ambasadën Amerikane.

Në deklaratën për mediet ambasadorja Yuri Kim kërkon nga zyrtarët të hetojnë incidentin sa më shpejt dhe të identifikojnë e dënojnë autorët.

Po ashtu Yuri Kim i kërkon Presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të PD të vetëpërmbahen derisa çështja është duke u hetuar.

“Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën,” shprehet Kim.

I pari për ngjarjen e rëndë ka reaguar kryesuesi i listës së PD në Elbasan, Gazmend bardhi. Menjëherë pas ngjarjes ai ka drejtuar gishtin nga Partia Socialiste për ngjarjen e rëndë.

“Një prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë, kaq kam unë. Padiskutim, janë një grup personash, shtabi i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit,” u shpreh Bardhi.

Nga Vlora Presidenti Ilir Meta ka kërkuar hetime të shpejta, teksa për tensionimin e situatës akuzon vetëm një person.

“Dihet se nga vjen gjithë ky tension, vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. A e dini kush e shkeli dhe pse e shkeli? Se i ka tmerr zgjedhjet e lira dhe të ndershme,” tha Meta.

Ngjarja shihet ndryshe nga Partia Socialiste. Taulant Balla pasi ka vizituar efektiven e plagosur në Elbasan ka akuzuar se PD ka dërguar grupe të armatosura.

“Sot në mëngjes në Elbasan kanë zbarkuar furgona me paramilitarë, furgoni i loguar nga PD ka mbajtur brenda persona të armatosur,” tha Balla.

Kryeministri Rama në reagimin në Twitter thekson se nuk do të humbet qetësia dhe durimi dhe se në 25 prill do të vendoset për bashkimin e shqiptarëve.

Brenda një muaji në këtë qytet janë shënuar dhe dy përplasje politike, ajo e 14 marsit mes mbështetësve të PS dhe PD por dhe konflikti mes ish deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Lajme të tjera

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...