6.9 C
Elbasan

Vuçiç dhe Zaev dy ditë në Tiranë, Berisha thërret protesta para Kryeministrisë, demokratët e Bashës kundër

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në Tiranë të hënën dhe të martën. Vizita e Vuçiç në Tiranë ka të bëjë me takimin e radhës të nismës rajonale Ballkani i Hapur. Në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkaq Partia Demokratike është e përçarë edhe përsa i përket protestës së thirrur para Kryeministrisë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në Tiranë të hënën dhe të martën në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur.

Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës Ballkani i Hapur u mbajt në fillim të nëntorit në Beograd.

Më pas, Presidenti Vuçiç bëri të ditur se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku siç pritej do të mund të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.

Kjo marrëveshje do të nënkuptonte që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Lidhur me këtë vizitë dyditore në vendin tonë, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmërar një protestë pasditen e së hënës, të nxitur pikërisht nga vizita në Tiranë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër të takimit të radhës së projektit Open Balkan.

“Dita e hënë, ora 4, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 mln eurove.”

Ndërkaq thirrja e Berishës për protestë nuk përkrahet nga demokratët e udhëhequr nga Lulzim Basha, i cili ka deklaruar kjo protestë është anti-Blinken.

“Faktet janë me qindra e mijëra.”

Por se çfarë e lidh Aleksandër Vuçiç me Anthony Blinken, Lulzim Basha nuk e tha mbrëmjen e së shtunës kur pritej që Berisha të shkonte në selinë e PD-së pas referendumit për shkarkimin e tij nga kryetar i PD-së.

Lajme të tjera

Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku Mamdani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së pritshme të borës

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë banorësh, i cili pritet...

Hodhën miliona lekë për fushatë. PD Elbasan mori vetëm 4 mandate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë së fundmi raportin e auditit të fondeve të përfituara dhe atyre të shpenzuara nga Partia Demokratike në zgjedhjet...

Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

’Vijon të jetë totalisht i bllokuar në ditën e dytë aksi nacional Librazhd-Prrenjas për shkak të rrëshqitjeve të tokës që përpinë një pjesë të...

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Zhvendoset shtylla e tensionit të lartë 110 kV, alarm për rrjetin energjetik

Një situatë shqetësuese është krijuar pas zhvendosjes dhe fundosjes së bazamentit të shtyllës së tensionit të lartë 110 kV, nr. 15, që lidh HEC...

Organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion/ SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim 21 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së...

U hodh në Kanionet e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin/ Shpëton mrekullisht i riu vullnetar që u angazhua për gjetjen e trupit, iu...

Një 22-vjeçar i cili doli vullnetar për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit të zhdukur në Kanionet e lumit Osum, është shpëtuar mrekullisht pasi iu...