11 C
Elbasan

Xhiro me kallashnikov e municion në makinë, prangoset 38 vjeçari në Bulqizë

Qarkullonte me arme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari.

Nga policia Dibër u arrestua shtetasi L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

“Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material”.

Ja njoftimi  plotë:

Bulqizë

Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjorica”.

Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Qarkullonte me arme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me armë zjarri me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Përplasje mes protestuesve dhe policisë/ Hidhen gurë dhe molotovë drejt kordonit të efektivëve, tubuesit shpërndahen me ujë dhe gaz lotsjellës

Kanë nisur përplaset e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. drejt kordonit të policisë janë hedhur gurë dhe molotovë. Protestuesit kanë tentuar që të çajnë...

Nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit, nis marshimi i protestuesve të PD

Nga Kryeministria protestuesit e PD kanë nisur të marshojnë drejt Policisë Së Shtetit.Protesta prihet nga Sali Berisha dhe eksponentët e tjerë të tjerë...

Pas pak protesta e opozitës/ 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë, policia merr masa me autobotë uji

Rreth orës 18:00 parashikohet të nisë protesta e opozitës, para godinës së Kryeministrisë. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit...

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë, mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Rivlerësimin e pasurisë qytetarët mund ta bëjnë ose duke i dhënë pronës vlerën reale që ka në treg me një rivlerësues të licencuar. “Një mundësi...

SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Teheranin, 70 viktima në Iran. Hidhen raketa edhe në Dubai, media izraelite: Khamenei mund të jetë vrarë

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të...

E rrallë/ Një moment solidariteti që bëri botën të flasë, portieri shtrihet në tokë që shokët të ndërpresin agjërimin

Një gjest i nadh solidariteti gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 franceze ka ngjallur reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe mediat sportive. Gjatë ndeshjes...