10.9 C
Elbasan

Zgjedhjet në Universitete, studentët letër Metës: Mos dekreto fituesit

30 korriku  pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme jo vetëm në aktualitetin politik por edhe për Universitetet që zgjedhin drejtuesit.

Por kur kanë mbetur dhe pak ditë nga votimi, 25 studentë i janë drejtuar me një letër të hapur presidentit Ilir Meta, të cilit i kërkojnë të mos dekretojë  përfaqësuesit e dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut 2020, të cilët  sipas tyre zgjidhen në kushte të dyshimta ligjore dhe praktike.

Kërkesën e tyre ata e mbështesin me faktin se privimi i pjesëmarrjes në procesin e votimit i më shumë se 3/5 të studentëve cenon nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, në të cilin cilësohet shprehimisht se: Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asamblesë të personelit akademik të njësive kryesore dhe nga studentët.

“Sipas vlerësimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të Covid-19, masat e ndërmarra nga shteti shqiptar si dhe faktin që nuk ka pasur asnjë ndryshim në faktorët që e çuan ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të shtyjë dy herë datën e fillimit të periudhës zgjedhore, ky proces është i parealizueshëm dhe nuk e garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës. Në kushte të tilla, përfaqësuesit e zgjedhur prej një shumice të dalë nga pakica e votuesve nuk mund të jenë legjitimë dhe nuk mund ta përfaqësojnë shumicën reale, së cilës i mohohet e drejta e votës”.

Së dyti, ata theksojnë se mungesa e një procesi të plotë – me procese llogaridhënieje nga drejtuesit aktualë të Institucioneve të Arsimit të lartë dhe me një prezantim real platformash dhe alternativash të propozuara nga kandidatët për organet drejtuese të institucioneve të Arsimit të lartë – krijon në vetvete vetëm një proces formal dhe aspak të dobishëm, dhe kjo falë mungesës së kushteve minimale për konkurrim real dhe garë të drejtë e të ndershme. Gjithashtu, ky proces krijon edhe një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe jetën universitare në vetvete.

Së treti, në shumicën e proceseve zgjedhore të zhvilluara në Universitetet publike të Republikës së Shqipërisë janë hasur problematika procedurale dhe mungesa fizike e kohore për të zhvilluar një proces të drejtë zgjedhor, siç parashikohet në Rregulloret përkatëse të Institucioneve të Arsimit të lartë. Ky nxitim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të zhvilluar zgjedhje në kushte të tilla – siç i kemi parashtruar më lart – ka thelluar edhe më tej konfliktin institucional mes Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, duke krijuar përplasje dhe polemika rreth zhvillimit dhe integritetit që mbartin në vetvete këto zgjedhje.

Sipas tyre çdo element i përmendur më sipër konsiderohet si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në mungesën reale të pjesëmarrjes së studentëve dhe pedagogëve në procesin zgjedhor, duke cenuar kështu integritetin e vetë procesit.

Ora news

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...