15.7 C
Elbasan

Zhgënjimi me BE, Rama: Nuk do rri pa gjumë, kur të jenë gati të na thonë

Kryeministri Edi Rama dhe homologu maqedonas nuk e fshehin keqardhjen një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të BE për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për të dy vendet, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria.

“Ne i duam… Ata na thonë se ju duam por nuk jemi gati për martesë.. ok atëherë ne do presim dhe do shijojmë lirinë derisa të martohemi” tha sot kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me median me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar kryeministri Rama u shpreh me batutë se “nuk do rrinte pa gjumë” por pavarësisht kësaj do vijonte punën për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tij

“Nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me BE-në, por e përsëris se nuk jam i shqetësuar dhe nuk është se do rri pa gjumë pasi kam shumë gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë. Do vazhdojmë të punojmë dhe kur ata të jenë gati të na thonë. Por kjo nuk është çfarë meritojnë fëmijët tanë. Nuk do presim, por do vijojmë të nxisim e nxisim për ta bërë vendin tonë më të mirë dhe të bëjmë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si shtete me standarde europiane”u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup, në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut

ora news

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...