11.2 C
Elbasan

Zjarret mbulojnë vendin, si të mbrohemi nga tymi dhe grimcat e dëmshme

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, djegia e lëndëve organike lëshon ndotës të ndryshëm në atmosferë, siç janë monoksidi i karbonit, oksidet e azotit (NOx), dioksidi i squfurit dhe substanca të tjera të dëmshme. Grimcat që qëndrojnë në ajër ka të ngjarë të kalojnë në traktin e poshtëm të frymëmarrjes (mushkëritë), ndërsa mikrogrimcat me diametër më të vogël mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Përhapja e grimcave në ajër për shkak të erës mund të krijojë probleme  shëndetësore afatshkurtra dhe / ose afatgjata në popullatën e përgjithshme dhe veçanërisht te personat më të rrezikuar.

Personat më të rrezikuar janë ata që vuajnë nga astma ose sëmundje të tjera të frymëmarrjes, personat me probleme kardiovaskulare, me sëmundje kronike, të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe duhanpirësit, raporton abcnews.al

 

Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit mund të shkaktojë  irritim të syve dhe rrugëve të frymëmarrjes, kollë, bronkit,  e cila mund të përkeqësohet ose të shkaktojë simptoma të astmës dhe në disa raste probleme të frymëmarrjes siç është gulçimi.

Gjithashtu, te personat me sëmundje të ndryshme mund të shkaktojë  aritmi të zemrës dhe në raste ekstreme mund të shkaktojë edhe vdekjen. Prandaj është e nevojshme të merren masat e duhura në rastet kur përballemi me fatkeqësi natyrore siç janë zjarret.

Kur shpërthen një zjarr mund të prekë edhe zona të tjera, për shkak të përhapjes nga era. Prandaj, janë të nevojshme masat mbrojtëse edhe në zonat të cilat nuk janë përfshirë nga zjarri por mbulohen nga tymi i zjarrit që është shkaktuar nga një zonë afër.

Për këtë arsye, është e domosdoshme që autoritetet të informojnë publikun për masat e nevojshme  gjatë shpërthimit të zjarreve.

Respektimi i rreptë i udhëzimeve të autoriteteve kompetente

Qëndroni brenda. Në rast se jetoni pranë një zone ku ka shpërthyer zjarri dhe mund të prekeni nga tymi duhet të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të qëndroni në ambiente të mbyllura.

Siguroheni që shtëpia të ketë ajër të kondicionuar

Meqenëse shtëpitë kanë një sistem ajri të kondicionuar, rekomandohet përdorimi i tij në mënyrë që të filtrohet ajri i brendshëm. Opsioni i  “ajrit të pastër” që mundësohet nga disa kondicionerë duhet të aktivizohet gjatë shpërthimit të zjarrit për të parandaluar hyrjen e tymit.

Është gjithashtu e nevojshme mirëmbajtja e filtrave të sistemeve të ajrit të kondicionuar dhe nëse është e mundur, zëvendësimi i tyre me filtra të certifikuar.

Grimca  me diametër aerodinamik <2.5

Duhet të shmangni lëvizjet e panevojshme. Sidoqoftë, në rast të përdorimit të makinës, duhet të përmirësoni sistemin e ajrit të kondicionuar, në mënyrë që të minimizoni futjen e tymit.

Shmangni burimet e ndryshme që mund të ndotin ajrin në ambientet e brendshme

Gjatë një zjarri, pirja e duhanit brenda shtëpisë,  përdorimi i një bombole gazi apo i aerosoleve ( aromatizues ajri, spërkatje) duhet të shmangen pasi mund të dëmtojnë cilësinë e ajrit të brendshëm.

Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) 

Personat që janë më të rrezikuar duhet të mbajnë maska për tu mbrojtur nga tymi. Prandaj është e rekomandueshme përdorimi i maskave PPE.

Në rast se një person përjeton ndonjë simptomë për shkak të tymit (të tilla si gulçim, konfuzion, konvulsione, probleme kardio -vaskulare, humbje të vetëdijes) duhet të marrë mjekim. s.ba/abcnews.al

Lajme të tjera

KUJDES! Mjegulla mbulon Elbasanin

Një fenomen i rrallë meteorologjik ka mbuluar qytetin e Elbasanit me mjegull të dendur, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe krijuar kushte të rrezikshme për...

Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

Katy Perry bëri hapat e parë në botën e partnerit të saj të ri Justin Trudeau këtë javë, duke shoqëruar ish-kryeministrin kanadez në një...

Kim Kardashian tërheq vëmendjen me veshje provokuese për festat e fundvitit

Kim Kardashian e hapi sezonin e festave me një sërë veshjesh tepër provokuese, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pamje të kuruara deri në...

Zbulohet “lista e zezë” e astrologjisë? Cilat janë çiftet që nuk shkojnë kurrë bashkë sipas shenjave

Astrologët kanë nxjerrë një listë që ka habitur shumë njerëz: disa shenja të zodiakut thjesht nuk kanë asnjë shans të funksionojnë bashkë, sado të...

Ndahet një nga çiftet më të famshme të sportit: zbardhen arsyet e ndarjes së Ivanovic-it dhe Schweinsteiger-it

Një nga çiftet më të njohura në botën e sportit i ka dhënë fund martesës pas nëntë vitesh. Ish-tenistja 38-vjeçare, Ana Ivanovic, ka paraqitur...

Tragjike, nëna mbyt me litar të bijën dhe i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Corleonen, në zonën metropolitane të Palermos, ku një grua 78-vjeçare vrau vajzën e saj 47-vjeçare me aftësi të...