6.5 C
Elbasan

Zjarret në vend/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shkresë bashkive dhe Policisë: Merrni masa për parandalimin e flakëve, të ndëshkohen personat përgjegjës

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar nga një shkresë bashkive dhe prefektëve, për situatën e zjarreve në vend. AKMC iu kërkon bashkive dhe që të marrin masa të plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret. Ndërkohë, ky intitucion iu kërkon prefektëve të përdorin të gjitha kapacitetet operacionale në nivel qarku, për të përballuar këto situata. Shkresën e tjerë AKMC ia ka nisur Policisë së Shtetit, ku kërkohet që të vihen para përgjegjësisë zjarrvënësit.

SHKRESA: 

Sipas të dhënave paraprake, kjo periudhë problematike për zjarrvënien e qëllimshme për marrjen e masave për përballimin e zjarreve.  Zjarret kanë krijuar situata emergjente, duhet bashkërendim dhe koordinim strukturash  Merrni masa të plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret.  AKMC i kërkon prefektëve të përdorin të gjitha kapacitetet operacionale në nivel qarku.  Pushteti vendor të japë informacion në kohë reale për shfaqjen e vatrave të zjarrit. Bashkitë të zhvillojnë trajnime detyruese për punonjësit për situatat e zjarreve . Bashkitë të mbajnë në gatishmëri dhe të përdorin të gjitha kapacitetet zjarrfikëse. Në bazë të ligjit, bashkitë, vullnetarët dhe vetë qytetarët, janë kapacitetet për shuarjen e vatrave të zjarrit. Zjarret në vend, Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile shkresë edhe Policisë së Shtetit: Nevojë emergjente vënia para përgjegjësisë e zjarrvënësve. Të merren masa për zbulimin e autorëve të zjarreve, qofshin ato me dashje apo dhe nga pakujdesia. Zjarrvënësit të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Penal. Zbulimi i autorëve ul numrin dhe madhësinë e zjarreve. Ndëshkimi i autorëve ndërgjegjëson qytetarët se zjarrëvenia është krim.  Koordinim me pushtetin lokal dhe kryepleqtë për identifikimin e autorëve.  Të ndiqen me prioritet zjarrvëniet duke informuar publikun për autorët e tyre. 

Ndërkohë, vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në Peqin dhe Fushë-Krujë. Po kështu, gjatë  dy mujave të fundit nga jugu në veri të vendit janë krijuar dhjetëra vatra zjarri. Më problematike situata ka qenë në zonën midis Lezhës dhe Mirditës por dhe në Elbasan. Flakët u shuan nga shirat e javëve të fundit, po mesa duket situata po del sërish jashtë kontrollit.

J.V/Dosja.al

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...