7.4 C
Elbasan

Zyrtare: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik, Mutacioni shton transmetueshmërinë e virusit dhe përhapjen e tij

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar që në vendin tonë qarkullon mutacioni britanik.

“Komiteti teknik vlerëson se vijojmë të mbetemi në situatë delikate edhe pse ka tendencë ulje të qëndrueshme.

Mesatarja ditore ka rënë tek 819 nga mbi 900 që kanë qenë. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por që duhet të vijojë të monitorohet.

Dyshimet e arsyeshme që ekspertët hapën në momentet që pati rritje të infektimeve, të transmetueshëmrisë. Tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim edhe mutacionin e ri britanik të Covid-19”, njofton Manastirliu.

Shefja e ISHP-se Silva Bino deklaroi se ky mutacion shton transmetueshmërinë e virusit dhe përhapjen e tij

Në Shqipëri janë identifkuar mutacione të Sars Cov 2 . janë analizuar në mostra që kanë pasur një dyshim epidemiologjik. Janë persona që kanë pasur kontakt me personat që ku është evidentuar mutacioni apo kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë shteti, kanë ardhur në Shqipëri apo kanë qenë të reinfektuar, dhe persona që kanë ardhur nga survejanca e sëmundjeve të rënda respitatore, pra shtrime në të gjitha spitalet e vendit. Këto janë 70 % të mostrave që kemi ekzaminuar ka rezultuar mutacioni B117 që i përket variantit britanik. Ky mutacion shton transmetueshmërinë e virusit dhe përhapjen e tij”

Ora news

Lajme të tjera

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...

Ulen kërkesat për azil në Britani! Shqiptarët bien nga “froni”, jo në top 5 e emigrantëve të paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm shqiptar zyrtarisht nuk janë më një problem në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet kanë publikuar bilancin e emigracionit për vitin që kaloi,...

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë...

Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e çatisë së banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur...

Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve...