13.6 C
Elbasan

272 delegatë, kryesia e degës së Elbasanit nxjerr emrat që kanë firmosur pro Kuvendit të Berishës

Dega e PD-së së Elbasanit ka qenë sot në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka në PD, ku ka bërë dhe saktësimet e fundit në lidhje me emrat e delegatëve që kanë firmosur pro thirrjes së Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Janë 272 delegatë që kanë firmosur pro thirrjes së Kuvendit, emrat e të cilëve janë bërë publikë, në emër të transperencës.

Bërjen publike të emrave e kanë bërë më herët dhe degë të tjera të PD-së, në kuadër të shuarjes së dyshimeve sa i takon akuzave për falsifikimin e firmave të delegatëve.

“Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike  272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor”, u shpreh sekretari i degës së PD-së në Elbasan.

Lajme të tjera

E mori rrjedha e ujit pas aksidentit në Klos, gjendet trupi i 30-vjeçarit

Pas pothuajse një muaji kërkimesh intensive në të gjithë basenin e lumit Mat, sot në liqenin e Urakës, rreth 2 milje larg urës së...

Çfarë ka ndodhur në qarkun Elbasan gjatë 24 orëve?

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje...

Moti i keq/ Stuhia e re “Marta”, godet Spanjën dhe Portugalinë

Spanja dhe Portugalia po përgatiten sot për ndikimin e motit të ri të ashpër të sjellë nga një sistem i ri me presion të...

Ndihmoi 6 emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Korçë i riu sudanez

Finalizohet operacioni i koduar “Itinerari 2”. Një shtetas sudanez është arrestuar nga policia. Sipas informacioneve ky shtetas ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin...

“Ishte fshehur në tavan”/ Dështoi të grabiste zyrën e Postës Shqiptare dhe një market, kapet “skifteri” në Shkodër

Një 24-vjeçar ka tentuar të kryejë mbrëmjen e djeshme dy grabitje të ndryshme, por ka dështuar tek të dyja. Policia ka njoftuar se ka arrestuar...

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

SPAK ka dërguar për gjykim tre persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të dënuari. NJOFTIMI:  Prokuroria e Posaçme kundër...